Politike

"Do vazhdojë deri kur Shqipëria të hyjë në BE!" Komisioni Antikorrupsion/ Rama: Nuk ndërhyn në sistemin e drejtësisë

Rama tha se ky komision do të vazhdoje punën deri kur Shqipëria të hyjë në Bashkimin Evropian.

7 Maj 2025, 22:07 Nga M.B
"Do vazhdojë deri kur Shqipëria të hyjë në
Edi Rama

FIER- Kryeministri Edi Rama komentoi sot ngritjen e Komisionit të  Posaçëm Antikorrupsion. Në një intervistë në emisionin “Real Story” Rama tha se ky komision do të vazhdoje punën deri kur Shqipëria të hyjë në Bashkimin Evropian. Sipas tij, ngritja e tij nuk synon të ndërhyrje në punët e drejtësisë së re.

“Ajo do vazhdojë dhe ai komision do vazhdojë deri kur Shqipëria të hyjë në BE. Ai komision nuk është asgjëkund gjëja që shumëkush ka interpretuar dhe shumëkush kërkon që të jetë për të krijuar idenë se ne kemi bërë një komision për të ndërhyrë në punët e drejtësisë, nuk është fare. Në negociata, 67% e gjërave që në duhet të bëjmë kanë të bëjë më drejtësinë”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll