Politike

"Pëllumb Gjoka thotë se Rama na ka premtuar se do ta shkrijë SKAP-in"/ Berisha: Unë do ta reformoj drejtësinë! “Shkrirja” nënkupton reformim

I ftuar në emisionin 'Debat' të Alba Alishani në A2CNN, Berisha tha Pëllumb Gjoka me bandat në Velipojë, ka thënë se kryeministri Edi Rama i ka premtuar se do ta shkrijë SPAK-un në dhjetor. Berisha shtoi se do ta reformojë drejtësinë që nënkupton sipas tij shhkrirje pra reformim.

7 Maj 2025, 22:12 Nga M.L
"Pëllumb Gjoka thotë se Rama na ka premtuar se do ta shkrijë
Sali Berisha

TIRANË- Krydemokrati Sali Berisha ka deklaruar sot se ka një dokument ndërkombëtar që fakton se drejtësia është e kapur. I ftuar në emisionin 'Debat' të Alba Alishani në A2CNN, Berisha tha Pëllumb Gjoka me bandat në Velipojë, ka thënë se kryeministri Edi Rama i ka premtuar se do ta shkrijë SPAK-un në dhjetor. Berisha shtoi se do ta reformojë drejtësinë që nënkupton sipas tij shhkrirje pra reformim.

“Kam një dokument ndërkombëtar që thotë drejtësia është e kapur. Nuk jam unë tanimë. Rezoluta e firmosur nga partitë (Popullore Europiane) që kanë 14 kryeministra në Europë, ndër të cilët Kancelari Merz. Është e faktuar që është e kapur. Ne do e çkapim, do ta reformojmë.

Për shkrirjen, shko dhe merr telefonat e Pëllumb Gjokës me bandën në Velipojë. Ai thotë që Rama na ka premtuar se do ta shkrijë në dhjetor SKAP-in. Unë do ta reformoj drejtësinë... “Shkrirja” nënkupton reformim," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll