Politike

"Kemi kohë deri në 2027 të mbyllim marrëveshjen e krushqisë!" Rama: Sipas të gjitha gjasave, Shqipëria 2030 është anëtare e BE-së

Rama tha se zgjedhjet e 11 majit janë zgjedhjet më konkrete sepse kanë të bëjnë me pasaportën e BE.

7 Maj 2025, 22:02 Nga M.B
"Kemi kohë deri në 2027 të mbyllim marrëveshjen e
Edi Rama

FIER- Kryeministri Edi Rama tha sot se Shqipëria do të hyjë në BE vetëm me Partinë Socialiste. Në një intervistë në emisionin “Real Story” Rama tha se zgjedhjet e 11 majit janë zgjedhjet më konkrete sepse kanë të bëjnë me pasaportën e BE. Sipas tij të gjitha gjasat tregojnë se Shqipëria 2030 është anëtare e BE-së.

“Monitorimin më të madh e kemi tani. Ky është proces. Në duhet të mbyllim negociatat në afatin që na kanë dhënë. Të shpresojmë që konteksti nuk do të ndryshojë. Nuk pse të rrimë, “po sikur, po sikur”. Ne jemi ulur në tryezë na është dhënë afati dhe ne duhet të respektojmë afatin.

Do të bëjmë gjithçka që duhet, dhe t’i kapim ata në angazhimin e tyre që në 2027 të mbyllim negociatat… Jemi me ata në tryeze. Jemi ulur me krushkun në tavolinë dhe kemi kohë deri në 2027 të mbyllim marrëveshjen e krushqisë, dhe pas kësaj mund të shkojmë në dasmën e krushqisë. Sipas të gjitha gjasave, Shqipëria 2030 është anëtare e BE”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll