Politike

Incidenti në Elbasan, djali i Luçiano Boçit përfundon me plagë në kokë në spital

Burime bëjnë me dije se i lënduar ka mbetur Parid Boçi, i cili ka marrë çarje në kokë gjatë sherrit, por ka pasoja serioze.

7 Maj 2025, 22:35 Nga E. D
Incidenti në Elbasan, djali i Luçiano Boçit përfundon me
pamje nga vendngjarja

ELBASAN- Një incident ka ndodhur mbrëmjen sotme në Elbasan, ku ka mbetur i plagosur në kokë djali i Luçiano Boçit, ish-drejtuesit politik të PD-së në këtë qark. Burime bëjnë me dije se i lënduar ka mbetur Parid Boçi, i cili ka marrë çarje në kokë gjatë sherrit, por ka pasoja serioze.

Gjithashtu bëhet e ditur se i riu mësohet se ndodhet ne Spitalin Rajonal te Elbasanit për mjekim. Sipas informacioneve paraprake, një grup të rinjsh kishin vendosur të hidhnim fishekzjarrë ne tarracën e stadiumit, por roja nuk i kishte lënë të hynin.

Ndërsa po negociohej me drejtuesin e Elbasan Arena për të mundësuar hyrjen, ka ndodhur edhe përplasja me rojën e stadiumit. Siç shihet edhe në pamje persona të shumtë janë pëfshirë në sherr. Gjithashtu ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas takimit të PD-së me qytetarët. 

parid boçi

Sondazh

Poll