Politike

Rama: Sot është marrë vendimi për të hapur një grupkapitull tjetër me BE-në

Rama tha se ky grup përfshin tetë kapituj dhe aktualisht Shqipëria, sipas tij, ka hapur 24 kapituj deri tani, ndërsa mbeten edhe 11 të tjerë.

7 Maj 2025, 22:27 Nga M.B
Rama: Sot është marrë vendimi për të hapur një
Edi Rama


FIER- Kryeministri Edi Rama deklaroi se sot është marrë vendimi për hapjen e një grupkapitulli të ri për Shqipërinë.  Në një intervistë në emisionin “Real Story” Rama tha se ky grup përfshin tetë kapituj dhe aktualisht Shqipëria, sipas tij, ka hapur 24 kapituj deri tani, ndërsa mbeten edhe 11 të tjerë. Gjithashtu Rama u shpreh optimist kur theksoi se brenda këtij vitit do të hapen të gjithë kapitujt negociues me BE-në.

“Para së të hyja në takimin e Fierit, e mora vesh  që është marrë vendimi sot për të hapur grupkapitullin tjetër, janë tetë kapituj të tjerët që bëjnë që ne praktikisht kemi hapur 24 kapituj në një kohë rekord dhe mbeten edhe 11 kapituj për tu hapur dhe  kam besim se do ti hapim brenda këtij viti të gjithë”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll