Politike

Marrëveshja e fondacionit shqiptaro-amerikan/ Berisha: Nuk është kontrata jonë, ne thjesht pranuam shërbimin! Ligji amerikan i detyron kontratat të afishohen

I ftuar në emisonin 'Debat' në A2 CNN, Berisha tha se nuk është kontrata e tyre, por thjesht pranuam shërbimin. Kreydemokrati thekson gjithashtu se ligji amerikan i detyron kontratat të afishohen. 

7 Maj 2025, 22:32 Nga E. D
Marrëveshja e fondacionit shqiptaro-amerikan/ Berisha: Nuk është
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka fulur edhe në lidhje për kontratën 6 milionë dollarësh të lobimit, e cila është kritikuar ashpër nga pala kundërshtare dhe që sipas tyre do t’i japë një goditje të rëndë fushatës së opozitës për shkak të burimit ende të paqartë të financimit.

I ftuar në emisonin 'Debat' në A2 CNN, Berisha tha se nuk është kontrata e tyre, por thjesht pranuam shërbimin. Kreydemokrati thekson gjithashtu se ligji amerikan i detyron kontratat të afishohen. 

“Ligji amerikan i detyron kontratat të afishohen. Ne e dinim këtë. Ne nuk kemi kontratë. Ata që e paraqesin deformojnë të vërtetën. Ne kemi firmosur se pranojmë shërbimin, por nuk është e jona. Rama ka të drejtë që është i shqetësuar. Ai do e shohë boomerang. Ai ishte mësuar të merrte përgëzime edhe kur nuk ishin hapur kutitë. Ajo kontratë mbron interest e shqiptarëve. Rama e ka marrë përgjigjen. Kushdo që lexon rezolutën e Venecias, aty shihet se Rama po blen vota me lekë, asfalt, punësim”, tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll