Politike

"Ata që bëjnë barazi mes meje dhe Ramës janë vegla të mjera të Ramës"/ Berisha për partitë e reja: Nuk e kanë idenë çfarë është shteti!

I ftuar në emisionin 'Debat' të Alba Alishani në A2CNN, Berisha tha se partitë e reja nuk e kanë aspak idenë se çfarë është shteti e të drejtat. Berisha shtoi se sot janë 4 rezoluta të të gjitha partive të qendrës së djathtë të planetit, që denoncojnë drejtësinë shqiptare si drejtësi politike.

7 Maj 2025, 22:16 Nga E. D
"Ata që bëjnë barazi mes meje dhe Ramës janë vegla
sali berisha

TIRANË- Krydemokrati Sali Berisha ka deklaruar sot se ata që bëjnë barazi mes Kryeministrit edi rama dhe atij, janë vegla mjerane të Edi Ramës. I ftuar në emisionin 'Debat' të Alba Alishani në A2CNN, Berisha tha se partitë e reja nuk e kanë aspak idenë se çfarë është shteti e të drejtat. Berisha shtoi se sot janë 4 rezoluta të të gjitha partive të qendrës së djathtë të planetit, që denoncojnë drejtësinë shqiptare si drejtësi politike.

"Ata që bëjnë barazi mes meje dhe Ramës janë vegla të mjera të Ramës. Ata nuk mund të pranojnë që qytetarët të presin 14 vite për një proces. Ata nuk pranojnë, nuk kanë ide se çfarë është shteti, ç’janë të drejtat, e kështu me radhë. 

Sot janë 4 rezoluta të të gjitha partive të qendrës së djathtë të planetit, që denoncojnë drejtësinë shqiptare si drejtësi politike. Nuk jam unë më. Nëse një i ri pranon padrejtësi politike ai pranon diktaturën. 

Kam mundur të shoh disa nga gjërat kryesore dhe kam parë edhe qasjen destruktive, agresive dhe gjuhën skandaloze dhe kam parë se si, për shembull, ndërkohë që Shqipëria duhet të mbyllë negociatat me BE në vitin 2027, ata thonë që po na erdhi ne në dorë kjo punë, do të shkojmë zgjedhje të parakohshme. Domethënë janë thjesht një version laik i të ndjerës LSI”.

 

sali berisha

Sondazh

Poll