Politike

"Erion Veliaj u arrestua me firmën e Altin Dumanit dhe Olsi Dados"/ Berisha: Rama ka përulje deri në fund, se po i mbulon krimet!

I ftuar në emisionin 'Debat' të Alba Alishani në A2CNN, Berisha ka deklaruar sot se kryebashkiaku i Tiranës është arrestuar me firmën e kreut të prokurorisë Altin Dumani dhe Olsi Dados. Berisha shtoi Rama ka përulje deri në fund pasi ai po i mbulon krimet. 

7 Maj 2025, 22:15 Nga M.L
"Erion Veliaj u arrestua me firmën e Altin Dumanit dhe Olsi
Sali Berisha

TIRANË- Krydemokrati Sali Berisha ka diskutuar sot rreth arrestimit dhe burgosjes së Erion Veliajt. I ftuar në emisionin 'Debat' të Alba Alishani në A2CNN, Berisha ka deklaruar sot se kryebashkiaku i Tiranës është arrestuar me firmën e kreut të prokurorisë Altin Dumani dhe Olsi Dados. Berisha shtoi Rama ka përulje deri në fund pasi ai po i mbulon krimet. 

"Erion Veliaj u arrestua me firmën e Altin Dumanit dhe Olsi Dados. Por nëse shefi është i detyruar të vërë firmë, firmat e tjera janë formale. Pra firma që e arrestoi është Altin Dumani. Pastaj duhej që Dumani të dilte duar jashtë dhe u morën me Olsi Dadon... I shkruante Rama statuset në Facebook të Erion Veliajn, se me çdo kusht duhej të nxirrej Dumani dorëjashtë e të mos merrte urrejtjen që e arrestoi Lali Vjedhësin, që të mos nxirrte gjë për Edi Ramën.

Rama ka përulje deri në fund, se po i mbulon krimet. Po dosjen 184, që është Rama? E shkatërroi Dumani! Por rezoluta e fundit e Valencias denoncon drejtësinë e kapur të Edi Ramës dhe denoncon pandëshkueshmërinë e drejtësisë së kapur. Asnjë proces nuk shkon tek Edi Rama për shkak të Altin Dumanit dhe askujt tjetër," tha Berisha. 

sali berisha erion veliaj

Sondazh

Poll