Politike

“130 milionë euro, i binin kokës njerëzit”, Berisha: Krerët e EPP nuk e besonin si zhduku Rama milionat me inceneratorët

Në një intervistë në Debat nga Alba Alishani në A2 CNN, ai tha se të pranishmit nuk e besonin si ishin vjedhur paratë e inceneratorëve.

7 Maj 2025, 22:00 Nga E. D
“130 milionë euro, i binin kokës njerëzit”, Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tregoi detaje nga mbledhja në Valencia me krerët e Partive Popullore Europiane, ku u miratua edhe një rezolutë për zgjedhje të lira në Shqipëri. Në një intervistë në Debat nga Alba Alishani në A2 CNN, ai tha se të pranishmit nuk e besonin si ishin vjedhur paratë e inceneratorëve.

Ato janë zhdukur si asnjë rast, kaq flagrant dhe aq tërësisht, në histori. 130 milionë euro! ! Nuk e beson njeri... Isha në Valencia i binin kokës njerëzit, kryeministra, qeveritarë, e pamundur më thoshin. Edi Rama do i tregojë se ku i ka marrë dhe do të gjinden qindarkë për qindarkë. Sot e mbron Dumani”, tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll