Politike

Zaev konfirmon takimin mes dy qeverive: Zhvillohet në verë, do heqim doganat

13 Mars 2019, 11:08 Nga DOSJA
Zaev konfirmon takimin mes dy qeverive: Zhvillohet në verë, do heqim

TIRANË- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, konfirmoi takimin e përbashkët mes 2 qeverive në verën e këtij viti.

Zaev tha se  takimi do të zhvillohet pas zgjedhjeve presidenciale dhe një ndër pikat që do të diskutohet është ajo e heqjes së doganave, për të shmangur radhët e gjata të qytetarëve.

“Vetëm një koment në lidhje me takimin mes dy qeverive. Takimi do të mbahet ne verë, ku insitucionet tona do të shfrytëzojnë momentin. Një nga këto është hapja e one stop shop që do të eliminojë radhët e gjata. Do të ketë vetëm një pikë kontrolli për udhëtarët dhe mallrat që do të mundësojë lirinë  e qarkullimit. Qëllimi ynë i përbashkët është integrimi i qytetarëve në BE. Hapat që po bëjmë na çojnë drejt kësaj rruge. Bashkëpunimet ekonomike janë në rrugën e duhur. Ashtu siç tha dhe miku im Edi, më në fund do të kemi një bashkëveprim të duhur që do të çojë në rritjen e  ekonomisë rritjen e pagave”.

Sot kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zaev zhvilloi një takim me kryeministrin Edi Rama, ku temë diksutimi ishte dhe aderimi i dy vendeve në Bashkimin Evropian.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama heqja e doganave takimi i dy kryeministrave takimi mes dy qeverive zoran zaev edi rama heqja e doganave takimi i dy kryeministrave takimi mes dy qeverive zoran zaev

Sondazh

Poll