Politike

U betua në Kuvend, Alban Zeneli: S’më kontaktoi njeri nga PS, mandati përfaqëson interesin e qytetarëve

13 Mars 2019, 10:00 Nga DOSJA
U betua në Kuvend, Alban Zeneli: S’më kontaktoi njeri nga PS,

TIRANË- Deputeti më i ri i Kuvendit vjen nga radhët e Partisë Demokratike. Bëhet fjalë për Alban Zenelin, që vjen nga listat e PD në qarkun e Kukësit.(Lexo ketu)

Pak para se të bënte betimin, Zeneli foli për gazetarët dhe mohoi që të jetë kontaktuar nga mazhoranca për të marrë mandatin. Ai tha se e gjitha lidhet me interesin e qytetarëve.

“Mendoj se mandati i deputetit e përfaqëson më mirë interesin qytetar”, tha Zeneli.

Ditën e sotme, në seancën e Kuvendit u betuan 7 deputetët e rinj të opozitës. Me betimin e tyre, numri i deputetëve të rinj shkon në 11, ndërsa bashkë me Ralf Gjonin, Kujtim Gjuzin dhe 3 deputetë që janë në Kuvend aktualisht, opozita e re rrumbullakoset në 16 deputetë.

(F.g.dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike alban zeneli deputetet e rinj djegia e mandateve te opozites opozita e re seanca plenare 13 mars 2019 alban zeneli deputetet e rinj djegia e mandateve te opozites opozita e re seanca plenare 13 mars 2019

Sondazh

Poll