Politike

Deputetë e rinj, Ahmetaj u jep zemër: Mos u ndjeni keq, bëtë detyrën ndaj atdheut

13 Mars 2019, 10:19 Nga DOSJA
Deputetë e rinj, Ahmetaj u jep zemër: Mos u ndjeni keq, bëtë

TIRANË– Arben Ahmetaj, ish-ministri i Financave ka mbajtur fjalën e tij në Parlament dhe ka vlerësuar deputetët e rinj që pranuan mandatin. Ahmetaj u shpreh se ata kanë bërë detyrën ndaj Atdheut dhe se nuk duhet të ndihen keq për këtë gjë.

“Falenderoj deputetët e rinj të opozitës, besoj që në fjalët e betimit që sapo bëtë ka fjalë të rëndësishme që kanë të bëjnë me qytetarët që përfaqësoni. Ju falenderoj dhe ju them të mos keni asnjë kompleks për atë që keni bërë: Detyrën ndaj Atdheut. Ngrihuni në lartësinë e debatit që kërkojnë qytetarët”,- tha ish-ministri.

Ditën e sotme, në seancën e Kuvendit u betuan 7 deputetët e rinj të opozitës. Me betimin e tyre, numri i deputetëve të rinj shkon në 11, ndërsa bashkë me Ralf Gjonin, Kujtim Gjuzin dhe 3 deputetë që janë në Kuvend aktualisht, opozita e re rrumbullakoset në 16 deputetë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arben ahmetaj betimi i deputetëve deputetet e rinj djegia e mandateve te opozites opozita e re seanca plenare 13 mars 2019 arben ahmetaj betimi i deputetëve deputetet e rinj djegia e mandateve te opozites opozita e re seanca plenare 13 mars 2019

Sondazh

Poll