Politike

S’kanë fund dezertimet në LSI, tjetër kandidat kërkon të bëhet deputet, Nismet Musai i zë vendin Petrit Vasilit

13 Mars 2019, 10:31 Nga DOSJA
S’kanë fund dezertimet në LSI, tjetër kandidat kërkon

TIRANË- Dezertimet nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim duket se nuk kanë të ndalur. Pas 6 kandidatëve që u betuan sot si deputetë në Kuvend, të tjerë kërkojnë që të marrin mandatin.

Kështu, sot është Nismet Musai, kandidat i LSI në qarkun e Fierit që pritet të bëhet deputet i opozitës së re. 

Musia ka dorëzuar sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, formularin e Dekriminalizimit duke pranuar mandatin e deputetit dhe duke i zënë kështu vendin kryetarit të grupit parlamentar, Petrit Vasili.

Ditën e sotme, në seancën e Kuvendit u betuan 7 deputetët e rinj të opozitës. Me betimin e tyre, numri i deputetëve të rinj shkon në 11, ndërsa bashkë me Ralf Gjonin, Kujtim Gjuzin dhe 3 deputetë që janë në Kuvend aktualisht, opozita e re rrumbullakoset në 16 deputetë.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike deputetet e rinj te opozites nismet musai opozita e re petrit vasili deputetet e rinj te opozites nismet musai opozita e re petrit vasili

Sondazh

Poll