Politike

Zaev këshillon Bashën: Kur ishim opozitë nuk bëmë si ju, u lutesha ndërkombëtarëve për hapjen e bisedimeve

13 Mars 2019, 10:54 Nga DOSJA
Zaev këshillon Bashën: Kur ishim opozitë nuk bëmë si

TIRANË- Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama ka folur për çështjen e djegieve të mandateve të opozitës. Zaev tha se dy vendet tona janë vende mike, dhe se edhe ai si kryeministër deri pak muaj më parë ishte në opozitë.

Unë si Zoran Zaev nuk isha në opozitë para 100 vjetësh. Janë thjesht 21 muaj më parë kur isha në opozitë, por nuk lejuam të japim përshtypjen para evropianëve se jemi kundër fillimit të bisedimeve të vendit tonë me BE-në. Pa marrë parasysh a jemi opozitë a jo. Ne jemi miq të gjithë qytetarëve të shqipërisë, dhe i dëshirojmë të mirat popullit shqiptar. Vijmë si miq dhe japim mesazhin paqësor që nëpërmjet dialogut të kenë zgjidhje. Kur takoja Hahn, nuk kam biseduar kurrë dhe të kem folur keq për vendin tim.

Zaev tha se i ka lutur ndërkombëtarët që t’i jepnin Maqedonisë një datë për hapjen e bisedimeve.

Siç e thash ne ishim opozitë para 21 muajsh, ky nuk është larg për tu kujtuar se çfarë ndodhi madje të bëjmë paralele me vendin tuaj. ne jemi miq të qytetarëve të Republikës së Shqipërisë, por në kohën kur unë isha opozitë raportet e SHBA, BE flisni për një regjim hibrid në Maqedoni, gjatë asaj kohe e drejta e proceseve demokratike ishte e mundur, njëjtë si në Shqipëri, por ku flisja me Hahn, Mogerinin, me gjithë lidershipin e evropian lusja për vendin tim që tu jepet datë e bisedimeve se ky ishte qëllim i vendit tim pa dallim të konfrontimeve tona si shtet. E kuptoj opozitën kudo qoftë ajo, por obligimi i të gjithëve është shteti, dhe për shkak të kësaj ekzistojmë si opozitë, si mik i Shqipërisë dëshiroj të mirat për këtë vend miqësor, për këtë popull miqësor. Çdo kush ka të drejtën e demonstratave.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites edi rama integrimi ne be opozita shqiptare zoran zaev djegia e mandateve te opozites edi rama integrimi ne be opozita shqiptare zoran zaev

Sondazh

Poll