Politike

Betimi i deputetëve, FRPD-ja ironizon “tradhëtarët”, fletushkat para parlamentit

13 Mars 2019, 09:33 Nga DOSJA
Betimi i deputetëve, FRPD-ja ironizon “tradhëtarët”,

Tiranë: Teksa po zhvillohet seanca plenare ku u betuan 7 deputetët e rinj,  të rinjtë e FRPD-së janë duke zhvilluar një protestë jashtë Parlamentit.Ndërsa kreu i PD-së Lulzim Basha ndodhet në një takim me banorët e Peshkopisë.

Ndryshe nga herët e tjera ata sot kanë protestuar me anë të fletushkave duke ironizuar dpeutetët e rinj që pranuan mandatet e deputetëve.  Të rinjte e PD-së kanë ironizuar deputetët që pranuan mandatin e deputetit. Në fletushkat që kanë vënë në hyrjen e parlamentit ata  kanë deformuar emra e deputetë të rinj. Nga të rinjtë  deputeti Ligoraq Karamelo është quajtur Langaraq, Majlinda Halilaj quhet Rilindja, ndërsa Lefter Maliqin e kanë quajtur Lefteri, si emër gruaje.

Deputetët që u betuan në parlament:

Lefter Maliqi-qarku Berat në vendin e Astrit Veliajt nga PD-ja.

Ligoraq Karamelo-qarku Korçë në vendin e Klevis Balliut nga PD-ja.

Majlinda Halili-qarku Tiranë në vendin e Gent Strazimirit nga PD-ja

Edlira Hyseni-qarku Durrës në vendin e Nora Malajt nga LSI-ja.

Ediola Braha-qarku Gjirokastër në vendin e Vangjel Tavos nga LSI-ja.

Elda Hoti-qarku Lezhë në vendin e Viktor Tushajt nga LSI-ja.

Alban Zeneli,  qarku Kukës, zëvëndëson Flamur Nokën nga  PD-ja

Fletushkat e FRPD-së

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll