Politike

Seanca plenare, betohen në kuvend 7 deputetët e rinj, shkon në 11 numri i “Opozitës së Re”

13 Mars 2019, 07:28 Nga DOSJA

Tiranë:  Në seancën e sotme plenare janë betuar në parlament 7 deputetët e rinj të cilët pranuan mandatin duke dalë kundër vendimit të partive të tyre. Tashmë ka shkuar në 11 nurmi i deputetëve të opozitës së re.

Deputetët që u betuan në parlament:

Lefter Maliqi-qarku Berat në vendin e Astrit Veliajt nga PD-ja.

Ligoraq Karamelo-qarku Korçë në vendin e Klevis Balliut nga PD-ja.

Majlinda Halili-qarku Tiranë në vendin e Gent Strazimirit nga PD-ja

Edlira Hyseni-qarku Durrës në vendin e Nora Malajt nga LSI-ja.

Ediola Braha-qarku Gjirokastër në vendin e Vangjel Tavos nga LSI-ja.

Elda Hoti-qarku Lezhë në vendin e Viktor Tushajt nga LSI-ja.

Alban Zeneli,  qarku Kukës, zëvëndëson Flamur Nokën nga  PD-ja.

Në fakt nurmi i kandidatëve që kanë pranuar mandatin janë 16, të cilët janë nga listat vijuese të PD-së dhe LSI-së.  2 të tjerë, Ralf Gjoni, Kujtim Gjuzi  pritet të miratohen nga KQZ-ja. Theksojmë se deputetët Rudina Hajdari, Myslim Murrizi, Lefter Koka nuk pranuan të dorëzonin mandatin e deputetit. (lexo këtu)

 

Rendi i seancës së sotme plenare:

J.V/Dosja.al

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 6 deputetët që betohen dejagia e mandateve të opozitës ediola braha edlira hyseni elda hoti lefter maliqi ligoraq karamelo majlinda halili- seanca plenare 13 mars 2019 6 deputetët që betohen dejagia e mandateve të opozitës ediola braha edlira hyseni elda hoti lefter maliqi ligoraq karamelo majlinda halili- seanca plenare 13 mars 2019

Sondazh

Poll