Politike

Maliqi flet për herë të parë si deputet dhe sulmon Bashën: Opozita nuk po proteston, ja pse pranova mandatin

13 Mars 2019, 09:39 Nga DOSJA
Maliqi flet për herë të parë si deputet dhe sulmon

TIRANË- Deputeti i sapo betuar, Lefter Maliqi, mbajti fjalën e tij të parë në Kuvendin e Shqipërisë ku sulmoi kreun e PD, Lulzim Bashën.

“Fati im që zura vendin e kryetarit me mandat të dhuruar, reshti i lënë bosh prej tyre do jetë plot. Të mos kujtojnë se do jenë më të mirë se ne. Demokratët të mos gënjehen më. Unë kam sakrifikuar bashkë me ta në protesta, 3 muaj shkova në çadër, ai na gënjeu dhe na mashtroi. Lidershipi me mandat të dhuruar mua sot ma ka dhuruar mua mandatin. I falënderoj banorët e djathtë dhe të majtë që më kanë mbështetur në sfidat politike”,- tha ai.

Në fjalën e tij Maliqi u shpreh se protestat që po bën opozita nuk janë protesta, pasi sipas tij Tirana nuk del në shesh. Më tej ai tregoi dhe arsyen se përse kishte pranaur që të ishte në Kuvend si deputet.

“Rasti im është rast ndryshe, i drejtohem demokratëve të mos gënjehen më por të ndryshojnë lidership. Në protesta nuk ngrihet Tirana, vijnë nga bashki përrreth, të ketë protestë e revoltë do të thotë të ngrihet Tirana. Gjithë kriza qëndron të lidershipi që siç gënjeu për listën e vendosi me familjen e vet, dhe pësoi disfatën më të madhe që ka marrë nga PS, po ashtu edhe në zgjedhjet vendore. Mandati im ka të bëjë me kthimin e dinjitetin dhe atë që më kishte borxh PD. Më kishte borxh edhe në zgjedhjet lokale kur humbi 5-0 zgjedhjet lokale në Berat. PD po bën të njëjtat gabime”, shtoi me tej Lefter Maliqi.

Edhe pse Maliqi në Kuvend përfaqëson formalisht Partinë Demokratike, ai në zgjedhjet e 2017 ka bërë fushatë për Partinë Socialiste.

Në një takim në Berat ai prezanton Ramën si Kryeminsitër të vendit dhe i uron dhe mandatin e tretë, kur ende nuk kishte fituar të dytin. Më poshte ndiqni videon e Maliqit gjatë fushatës së 2017-ës.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike betimi ne kuvend djegia e mandateve te opozites lefter maliqi lulzim basha betimi ne kuvend djegia e mandateve te opozites lefter maliqi lulzim basha

Sondazh

Poll