Politike

Opozita premtoi për protesta sa herë ka Kuvend por kreu i PD-së sot jashtë Tirane

13 Mars 2019, 08:59 Nga DOSJA
Opozita premtoi për protesta sa herë ka Kuvend por kreu i PD-së

Tiranë- Opozita deklaroi pak ditë më parë sesa herë që të ketë seancë plenare do të ketë protestë para Kuvendit. (lexo këtu)

Por ku ndodhet sot kreu i PD-së Lulzim Basha?

Ditën e sotme kreu i PD-së Lulzim basha ndodhet në  në Peshkopi. Zyra e shtypit pranë PD-së, ka njoftuar se kryedemokrati Basha në orën 10:00 do të zhvillojë një ecje në qytetin e Peshkopisë, ku do të realizojë bashkëbisedime me qytetarë dhe përfaqësues të biznesit të vogël. Takimi do të transmetohet drejtpërdrejt.

Por nga ana tjetër ditën e sotme pritet të nisë seanca plenare ku do të betohet edhe 7 deputetët e rinj që dolën nga listat vijuese të PD-së dhe LSI-së.

Rreth godinës së Kuvendit policia ka marrë të gjitha masat, ku nuk kanë munguar telsa me gjemba, gardhet e hekurit dhe autobotet me ujë. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha pershkopi seanca plenare 13 mars 2019 lulzim basha pershkopi seanca plenare 13 mars 2019

Sondazh

Poll