Politike

Dosja "Partizani"/ Sot seanca në GJKKO, pritet të merret vendimi nëse çështja e Berishës dhe Malltezit kalon për gjykim

Në seancën e kaluar avokatët e kryedemokratit Sali Berisha, kërkuan përjashtimin e gjyqtares së seancës paraprake, Flojera Davidhi.

5 Maj 2025, 07:56 Nga r.ll
Dosja "Partizani"/ Sot seanca në GJKKO, pritet të merret
berisha, malltezi

TIRANË- Gjykata e Posaçme zhvillon sot seancën e radhës ku do të vendoset kalimi apo jo për gjykim i dosjes së çështjes “Partizani”. Në seancën e kaluar avokatët e kryedemokratit Sali Berisha, kërkuan përjashtimin e gjyqtares së seancës paraprake, Flojera Davidhi. Kërkesa e mbrojtjes u rrëzua nga gjyqtarja Etleva Deda dhe do të jetë Davidhi ajo që do të vendosë.

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi janë nën akuzë në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit sportiv. Berisha ka deklaruar më herët se vendimi për masën e sigurisë “detyrim paraqitje” nga Apeli i Posaçëm për çështjen “Partizani” është një krim kushtetues.

Ai është shprehur se prokurorët e SPAK kanë kërkuar vendosjen e masave të sigurisë kundrejt tij me arsyetimin se ai po sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe gjykatën. Berisha u lirua më 27 nëntor 2024, pas rreth një viti në arrest shtëpiak, për shkak të akuzave për përfshirje në dosjen “Partizani.” Ish-kryeministri është marrë i pandehur për korrupsion pasiv, bashkë me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, i cili vazhdon të jetë në arrest shtëpie.

sali berisha jamarber malltezi dosja partizani gjkko

Sondazh

Poll