Aktualitet

“As serbi s’të lë pa ujë”/ Plas sherri mes banorëve dhe policisë për depozitat mbi tarracë: Erdhën pa asnjë vendi

17 Janar 2020, 12:09 Nga DOSJA
“As serbi s’të lë pa ujë”/ Plas sherri mes

TIRANË– Banorët e disa zonave në Tiranë, do të duhet përballen me mungesën e ujit të pijshëm, pasi policia bashkiake do të heqë depozitat e ujit mbi tarraca. Ditën e sotme banorët e një pallati pranë shkollës “11 Janari” në Tiranë janë përplasur me policinë bashkiake për depozitat e ujit. Forcat e policisë janë futur në pallat për të hequr depozitat e ujit, por kanë hasur në kundërshtimin e banorëve.

Një prej banorëve foli për FaxNews”, dhe e cilësoi këtë ngjarje si masakër. Sipas tij, banorët janë lënë pa ujë sepse nga Bashkia nuk iu është dhënë asnjë alternativë për furnizimin me ujë.

“Erdhën sot dhe jua kanë hequr me ndihmën e bashkisë, sot banorët janë pa mundësi për t’u furnizuar me ujë. Depozitat nuk janë vendosur në mënyrën e duhur sepse janë vendosur në kohën kur nuk kishte një rregull. Jemi në një katastrofë sot, banorët janë pa ujë. Gjysma e banorëve janë mbi 50 vjeç. Bashkia pa një vendim, pa një urdhër, kishte ardhur për të hequr depozitat e ujit. Kjo është masakër. Nuk mund t’i heqin dhe t’i lënë njerëzit pa ujë. Ne dëgjuam vetëm që erdhi policia bashkiake dhe reaguam të gjithë, hipën pleq e plaka këtu lart. Ne do të bëjmë çdo gjë bashkë. Nuk ka përgjigje sesi do të zgjidhet. Nuk e dimë, jemi të shokuar nga veprimi. Këtë nuk ta bën as serbi, as serbi nuk të lë pa ujë”, u shpreh një prej banorëve.

(a.m;E.K/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet hiqen depozitat e ujit nga pallatet tirane hiqen depozitat e ujit nga pallatet tirane

Sondazh

Poll