Aktualitet

Siguria Rrugore/ Ardi Veliu tregon se cilat janë dy akset problematike në vend ku ndodhin aksidente fatale (VD)

17 Janar 2020, 09:48 Nga DOSJA
Siguria Rrugore/ Ardi Veliu tregon se cilat janë dy akset problematike

Tiranë– Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu në konferencën e Ministrisë së Brendshme ku po bëhën propozime për ndyshimin e Kodit Rrugor, ka treguar cilat janë disa nga njollat e zeza në rrugë që kanë sjellë pasoja fatale për jetët e njerëzve.

Veliu u shpreh se tek  rrethrrotullimin pranë qendrës tregtare në rrugën që të çon në Elbasan vetëm në 3 muaj ka pasur 7 aksidente me pasoja fatale. Ai u shpreh më tej se  edhe rrethrrotullimi i Kolonjës në 2 muaj ka pasur 5 aksidente me pasoja fatale.

Ndërsa për orarin kur ndodhin më shumë aksidente, Veliu tha se janë oraret kur qytetarët nxitojnë të kapin orarin e punës apo kur dalin prej saj. “Janë oraret 8 me 12 dhe 14:17 ku koicidon dhe me largimin nga puna e shoferëve”.

U zhvillua sot konferenca për sigurinë rrugore. Në të morën pjesë ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Lleshaj tha se duhet rishikuar ligji gjobat ndaj shoferëve, të cilit përdorin celularin në mjet. Lleshaj u shpreh se deri në fund të muajit shkurt të kenë një listë të këtyre masave që më pas do t’i paraqiten qeverisë.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ardi veliu konferenca për sigurinë rrugore ardi veliu konferenca për sigurinë rrugore

Sondazh

Poll