Sport

E plagosën në këmbë dhe i shkrumbuan makinën/ Atentati që ju bë ish-lojtarit të Juventus ende pa autor, ka dyshime për

16 Janar 2020, 19:42 Nga DOSJA
E plagosën në këmbë dhe i shkrumbuan makinën/ Atentati

GREQI- Një javë më parë, Greqia u trondit pas atentatit që ju bë ish-sulmuesit të Juventus dhe Olympiacos, Darko Kovaçeviç. Mediat helene raportojnë se i dyshuari kryesor është ish-shoku i skuadrës Raul Bravo. Ato raportojnë se ditët e fundit po qarkullojnë thashetheme në Greqi se Kovaçeviç ka qenë në dijeni të skemave të fiksimit të ndeshjeve dhe pastrimit të parave, gjë për të cilën është arrestuar Bravo dhe 10 persona të tjerë në Spanjë në maj të vitit të kaluar.

Autoritet spanjolle i akuzojnë për skema të shitjes së ndeshjeve të kampionatit spanjoll në sezonet 2016-2017 dhe 2017-2018. Kovaçeviç mendohet se ka qenë në dijeni të këtyre veprimeve të jashtëligjshme dhe fakti që mund të ketë patur informacion ka krijuar frikë te personat e implikuar.

Por, ky version nuk është zyrtar dhe i konfirmuar nga autoritetet e drejtësisë helene. Për më tepër që Kovaçeviç dhe Bravo kanë qenë shokë skuadre dikur te Olympiacos

(E.Ç/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport darko kovaceviç juventus kovaçeviç raul bravo darko kovaceviç juventus kovaçeviç raul bravo

Sondazh

Poll