Sport

Federata Skoceze me plan të qartë: u ndalon fëmijëve të godasin topin me kokë, ja arsyeja!

16 Janar 2020, 18:26 Nga DOSJA
Federata Skoceze me plan të qartë: u ndalon fëmijëve të

SKOCI- Fëmijët që janë nën 12 vjeç, nuk do të mund ta gjuajnë topin me kokë. Skocia lë fjalët dhe kalon te faktet, me Scottish football Federation që gjatë këtij muaji do të zyrtarizojë rregullin e ri për stërvitjet e moshave nën 12 vjeç, për shkak të rrezikut që problemeve me demencën në moshë të rritur.

Në vitin 2015, diçka e tillë është ndaluar edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa Skocia bëhet shteti i parë evropian që imponon një kufizim të tillë. Diskutimet kanë vazhduar që nga publikimi i një studimi ku shihen lidhjet mes ish-futbollistëve dhe së sëmundjes që prek pjesën e trurit.

Mjeku skocez i Federatës John MacLean, ishte pjesë e ekipit i cili theksoi se ish-lojtarët kanë tre dhe një herë e gjysmë më shumë të ngjarë të vdesin nga demenca.

(E.Ç. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport federata skoceze e futbollit goditje me koke e topit rregulli i ri i futbollit vendimi i federates per femijet federata skoceze e futbollit goditje me koke e topit rregulli i ri i futbollit vendimi i federates per femijet

Sondazh

Poll