Sport

Mourinho kërkon lojtarin e Guardiolës, në verë u vlerësua 60 mln paundë

16 Janar 2020, 17:09 Nga DOSJA
Mourinho kërkon lojtarin e Guardiolës, në verë u

Jose Mourinho hedh sytë nga Manchester City. Sipas mediave angleze, trajneri do një mbrojtës të djathtë te Tottenham dhe emri që ai ka kërkuar nga klubi është Joao Cancelo.

Portugezi u vlerësua 60 milionë paundë verën e shkuar, kur u transferua si pjesë e një pakete shkëmbimi nga Juventusi (duke përfshirë mbrojtësin Danilo, i cili kaloi në Itali). Deri tani ai ka luajtur shumë pak, pasi Pep Guardiola duket se është penduar për blerjen e tij.

Bayern dhe Valencia po e ndjekin gjithashtu 25-vjeçarin, i cili mund të tundohet për të punuar me një bashkëpatriot si Mourinho. Guardiola deri tani nuk ka dhënë asnjë koment.

M.P. / Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport city merkato mourinho city merkato mourinho

Sondazh

Poll