Sport

“Gattuso ka thënë se është idiotësi ta lësh Hysajn”, agjenti flet pa doreza

16 Janar 2020, 17:49 Nga DOSJA
“Gattuso ka thënë se është idiotësi ta lësh

Agjenti i Elseid Hysajt i ka idetë e qarta. Ai do t’i sigurojë një kontratë të mirë te Napoli malësorit kuqezi, ose do ta largojë me parametra zero vitin tjetër.

Ai quhet Mario Giuffredi dhe duke folur në “Radio Punto Nuovo” ka paralajmëruar nga larg drejtuesit napolitanë.

“Ne po diskutojmë për rinovimin. Mos të harrojmë se Elseidi del lojtar i lirë pas një viti. Gattuso e pëlqen. Ka thënë se të gjesh një lojtar 25-vjeçar me përvojën e Hysajt dhe kaq të fortë sa ai, nuk është e thjeshtë, dhe se është idiotësi ta humbasësh me parametra zero”, është shprehur Giuffredi.

“Te Napoli po vuajnë, sepse morën Di Lorenzon me idenë që do të shitej Elseidi, por ja që nuk ndodhi”, ka shtuar agjenti.

M.P. / Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport giufredi hysaj merkato giufredi hysaj merkato

Sondazh

Poll