Sport

Ronaldo tremb tifozët, problemet e tij me sinusitin e lënë pa stërvitje!

16 Janar 2020, 19:18 Nga DOSJA
Ronaldo tremb tifozët, problemet e tij me sinusitin e lënë pa

Cristiano Ronaldo ende nuk është 100% gati për lojë. Portugezi është në dyshim për ndeshjen e Serie A të Juventusit kundër Parmës.

Klubi bardhezi sot në mbrëmje ka njoftuar zyrtarisht, se sulmuesi nuk ka marrë pjesë në seancën stërvitore të së enjtes.

Në komunikatën zyrtare të “Zonjës së Vjetër” thuhet se 34-vjeçari, i cili ka një kontratë deri në vitin 2022, është duke vuajtur nga sinusiti.

Me këtë problem që ka, Ronaldo do të mungojë edhe në seancën e së premtes. Kjo i ka shqetësuar shumë tifozët, sepse CR7 humbi edhe ndeshjen e Kupës me Udinesen, ku Juventusi fitoi 4-0.

M.P. / Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport cristiano juventus serie a cristiano juventus serie a

Sondazh

Poll