Sport

“Air Albania” hap dyert e stadiumit për një tjetër ndeshje të Superiores

16 Janar 2020, 16:34 Nga DOSJA
“Air Albania” hap dyert e stadiumit për një tjetër

Kukësi ka njoftuar nëpërmjet llogarisë së tij zyrtare në Facebook, se ka arritur të gjejë gjuhën e përbashkët me FSHF-në për të zhvilluar në impiantin e ri Kombëtar ndeshjen e kampionatit ndaj Partizanit.

Verilindorët në mes-javë luajnë ndeshjen e parë pas pauzës së kampionatit në transfertë ndaj Luftëtarit, ndërsa më datë 26 janar i kanë bërë një surprizë të bukur tifozëve të tyre duke i ftuar në “Air Albania Stadium” për sfidën me të kuqtë. Kështu, pas derbit mes Partizanit dhe Tiranës, stadiumi i ri përgatitet të presë ndeshjen e dytë sezonale nga kampionati shqiptar, me shpresën se do jetë sërish i mbushur plot.

Kukësi pritet të alternohet gjatë këtij sezoni mes Elbasanit dhe stadiumit të ri edhe për ndeshje të tjera, teksa verilindorët presin përfundimin e punimeve në shtëpinë e tyre, ku me shumë mundësi do të luajnë nga sezoni i ardhshëm.

(e.c/ dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport air albania stadium kategoria superiore kukesi partizani kukesi partizani ne air albania air albania stadium kategoria superiore kukesi partizani kukesi partizani ne air albania

Sondazh

Poll