Sport

Klopp kundër Bayern-it, do investojë për blerjen më të shtrenjtë në historinë e klubit

16 Janar 2020, 18:07 Nga DOSJA
Klopp kundër Bayern-it, do investojë për blerjen më të

Liverpool nuk bëri merkato në verën e kaluar, duke u mjaftuar me 1-2 emra me buxhet të ulët, por është duke planifikuar një blerje të madhe për verën e ardhshme.

Drejtuesit e klubit të kuq janë gati të ofrojnë 125 milionë euro për mesfushorin gjerman Kai Havertz. Ai do të bëhej kështu lojtari më i shtrenjtë në historinë e Liverpool-it, duke kaluar shtatlartin Virgil van Dijk, i cili u ble për rreth 85 milionë euro nga Southampton.

Kontrata aktuale e talentit gjerman skadon në vitin 2022. 20-vjeçari ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve europiane, sidomos të Bayern-it, aty ku përfundojnë shumica e talenteve gjermane.

Klopp mund ta tërheqë Havertzin, sepse kështu ndodh sa herë që ai kërkon një lojtar premtues. Shumë të rinj binden nga ky trajner, sepse është ndryshe nga të tjerët dhe… fiton!

M.P. / Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport havertz klopp liverpool havertz klopp liverpool

Sondazh

Poll