Sport

U akuzua për mungesë transparence, Andi Lila tregon sa para u mblodhën me Turneun e Solidaritetit

16 Janar 2020, 16:04 Nga DOSJA
U akuzua për mungesë transparence, Andi Lila tregon sa para u

TIRANË- Sindikata e Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë (me kryetar Andi Lilën) sot ka dalë me një deklaratë, ku zbulon shifrën e grumbulluar nga aktiviteti i 10 janarit, zhvilluar në “Air Albania Stadium”. 56 milionë lekë të vjetra shkruhet janë arkëtuar nga shitjet e biletave dhe SFPSH ka edhe disa falënderime për të bërë.

“Sindikata e Futbollistëve Profesioniste Shqiptarë informon më shumë kënaqësi se ka përfunduar procesi i arkëtimit të të ardhurave nga shitja e biletave për turneun miqësor që zhvilluam këtë janar në kuadër të mbledhjes së fondeve për bamirësi, me qëllim ndihmën e komunitetit të prekur nga tërmeti i rëndë që ra në vendin tonë në nëntor.

Shuma totale e përfituar nga ata që ishin atë ditë të pranishëm në stadium është 5.591.775 lekë të reja. Duke dashur të falënderojmë edhe njëherë atë pjesë të publikut që e ndjeu dhe qëndroi atë ditë nëpër shkallë, një falënderim i ngrohtë i shkon të gjithë sindikatave homologe që erdhën e morën pjesë, ashtu sikundër duhet të përshëndesim të gjithë ish-lojtarët e Kombëtares që kontribuuan në këtë event me shpenzimet e tyre dhe padiskutim Federatën Shqiptare të Futbollit që mundësoi impiantin për të ofruar një mbrëmje sa më komode.

Sindikata e Futbollisteve kërkon të informoje të gjithë opinionin publik, që transparenca në lidhje me fondet do jetë një detyrim kryesor i yni dhe në ditët në vijim do informojmë zyrtarisht se në cilën zonë dhe konkretisht në cilat ndërtesa do ndihmojmë me rindërtim apo rikonstruksione të ndryshme.

Duke e ditur fort mirë se ndoshta mungesa e përvojës na ka bërë të mos jemi brilant në këtë organizim të parë, premtojmë që do jemi gjithnjë e më të kujdesshëm për të mos prodhuar polemika e diskutime, por njëherazi kërkojmë nga të gjithë ju me shumë mirëkuptim, duke pasur parasysh që në fund të fundit ishim aty për të dhënë dhe ne kontributin tonë për një pjesë të popullit, që ende vuan dhe lëngon nga dhimbja që shkaktoi ajo fatkeqësi natyrore. Zoti na bekoftë!”, shkruhet në komunikatën e Sindikatës.

(M.P. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport lila solidaritet transparenca lila solidaritet transparenca

Sondazh

Poll