Bota

“Rrezikojmë luftë globale”, Putini bën deklaratën e fortë: Me armët e fundit Rusia është vendi më i sigurt

15 Janar 2020, 12:26 Nga DOSJA
“Rrezikojmë luftë globale”, Putini bën

MOSKË– Presidenti rus Vladimir Putin ka reaguar ditën e sotme për shkak të mos marrëveshjeve që janë  përfshirë të gjitha vendet europiane në çështjen e marrëveshjes bërthamore.

Teksa i është referuar Asamblesë Federale të Federatës Ruse në Moskë, Presidenti rus ka deklaruar në këtë situatë është e nevojshme një bisedë serioze për sigurinë dhe stabilitetin mes shteteve.

Putin ka thënë se në veçanti 5 shtetet bërthamore kanë një “përgjegjësi në lidhje me zhvillimin e njerëzimit”.

“Konfliktet rajonale mund të shndërrohen shpejt në kërcënime për sigurinë ndërkombëtare. Ekziston një nevojë serioze për një bisedë në lidhje me stabilitetin dhe sigurinë e rendit botëror. Të pesë kombet duhet të eliminojnë arsyet që mund të shkaktojnë një luftë”, deklaroi Putini.

Sipas Putinit Rusia në këtë kohë është një vend i sigurt, pasi ka ushtrinë më të fortë dhe armët më  të fundit vende të tjera të Europës nuk i ka.

Burimi: AA.com.tr 

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota luftë globale vladimir putin luftë globale vladimir putin

Sondazh

Poll

Bota 15 Janar 2020, 11:25

KOSOVË– Deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu, e cila sipas liderit të kësaj partie do të jetë edhe ministrja e ardhshme e Drejtësisë ka publikuar emra...