Politike

Deputeti i Kosovës: Pezullimi i polices që mbrojti shtëpinë, turp dhe krim

12 Mars 2019, 16:19 Nga DOSJA
Deputeti i Kosovës: Pezullimi i polices që mbrojti shtëpinë,

Milaim Zeka, deputeti i NISMA në parlamentin e Kosovës, nuk ka mundur të heshtë, pas pamjeve të trishtueshme të përplasjes tek Petro Nini.(Lexo këtu)

I prekur nga ngjarja, Zeka është solidarizuar me banorët, veçanërisht me Blerta Dervishin, efektiven e policisë që u pezullua sot, pasi një ditë më parë mbrojti shtëpinë.

Ja çfarë shkruan Zeka në Facebook:

Postimi i plotë i Milaim Zekës

Akt i shemtuar i Qeverisë Rama

Pasi ka mbrojtur pronën e saj private, strehën e fëmijëve të saj, pjesëtarja e Policisë të Shtetit Shqiptar, Blerta Dervishi, është përjashtuar nga policia.

Blerta nuk ka protestuar kundër kolegëve të sajë, por kunder një sistemi kriminal në drejtësi, për çka pajtohen vendorë e nderkombetarë.

Nëse ka mbetur vetëm një pikë njerzillëk në Qeverinë Rama, i bëj thirrje publike që vet kryeministri të ndërhyjë dhe ta kthejë në punë.

PD-ja përjashton Rudina Hajdarin, vajzën e heroit Azem Hajdari, PS largon nga puna një nënë të dy fëmijëve, e pse?! Vetëm pse ajo bën aktin më heroik të njeriut, duke mbrojtur kulmin e femijëve të saj.

Vetëm te ne ndodh një gjë e tillë: – Sëpari ta prishin shtëpinë, pastaj të largojnë nga puna, tash ka ngelur vetëm burgosja…

Turp dhe krim me ndodh këto gjëra në shekullin 21-të…

Ditën e djeshme banorët e 4 familjeve të një banese 2 katëshe, u përplasën me Policinë e Shtetit dhe Përmbarimin, të cilët kërkuan që të zbatojnë vendimin e gjykatës.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike banorët e tensionuar blerta dervishi milaim zeka shembja e baneses tek petro nini banorët e tensionuar blerta dervishi milaim zeka shembja e baneses tek petro nini

Sondazh

Poll