Politike

Ralf Gjoni drejt Kuvendit, dorëzon formularin e dekriminalizimit në KQZ

12 Mars 2019, 14:15 Nga DOSJA
Ralf Gjoni drejt Kuvendit, dorëzon formularin e dekriminalizimit në

TIRANË- Djegia e mandateve në bllok nga opozita, nuk është përqafuar nga të gjithë deputetët apo kandidatët e listës si nga Partia Demokratike, ku deputeti Myslim Murrizi dhe kolegia e tij Rudina Hajdari nuk pranuan të lënë mandatin, ashtu edhe nga LSI.

Ditën e sotme burime i thanë Dosja.al, se kandidati i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ralf Gjoni, ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit në KQZ, hap ky që ndiqet më tej me dhënien e mandatit të deputetit.

Ralf Gjoni është një ndër kandidatët e LSI-së, që ishte i lëkundur, ndërsa zhvilloiedhe një takim me eurokomisionerin Knut Fleckenstein, takim pas të cilit ai ka pranuar mandatin. (Lexo këtu)

KQZ është mbledhur që prej orës 14:00, ndërsa po zëvendësohen deputetët që kanë lënë mandatin.

Kujtojmë se më 21 shkurt, opozita vendosi djegien e mandateve në bllok, ndërsa dorëzuan dorëheqjen e tyre pranë Kryesisë së Kuvendit, të shoqëruar nga mijëra protestues. (Lexo këtu) Ky vendim i opozitës, erdhi pas protestës së datës 16 shkurt, ndërsa si kryetari i PD-së, Lulzim Basha ashtu edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, u shprehën se kjo ishte mënyra e vetme për të rikthyer ligjshmërinë në zgjedhje. 

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites kqz ralf gjoni ralf gjoni dorëzon formularin e dekriminalizimit djegia e mandateve te opozites kqz ralf gjoni ralf gjoni dorëzon formularin e dekriminalizimit

Sondazh

Poll