Politike

Nesër me socialistët në Kuvend, si përbetohej më 5 mars demokrati Zeneli: Mandati është i qytetarëve por… do e marr pr

12 Mars 2019, 15:42 Nga DOSJA
Nesër me socialistët në Kuvend, si përbetohej më 5 mars

TIRANË- Ky që shihni në këtë video, është Alban Zeneli, nga nesër deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Kandidat i Lulzim Bashës në qarkun e Kukësit, e mori kthesën me vonesë. Rasti i tij është i veçantë dhe kjo jo pa arsye.

Nesër, Zeneli do të betohet në parlament, në parlamentin e krimit, ku siç thotë edhe vetë, aty qëndron “Edvin Kristaq droga” që duhet rrëzuar.

Dosja.al vëzhgoi me kujdes veprimtarinë politike të Alban Zenelit. Një kandidat për t’u marrë shembull. I pranishëm në çdo aktivitet të Partisë Demokratike, e në dukje të parë një mbështetës i zjarrtë i kryetarit të PD, Lulzim Basha.

Mister ngelen arsyet pse ndryshoi mendjen Alban Zeneli.

Më 5 mars deklaronte se mandatin ua kishte falur qytetarëve, dhe se do punonte për të rrëzuar atë që e quan “Edvin Kristaq Droga”.

“Të nderuar shqiptarë, ju falenderoj që mbështesni këtë kauzë largimin e Edvin Kristaq Ramës. Unë jam Alban Zeneli, kandidat i PD në Kukës, në qarkun që Edvin Kristaq Rama solli vetë mjerim. Mandati s’është i Flamur Nokës, as i Alban Zenelit, por i qytetarëve të Kukësit, Hasit etj.”-thoshte Zeneli. 

Ndërkohë që sot, është strukur në KQZ për të marrë mandatin dhe s’ka bërë më asnjë reagim publik për arsyet që e detyruan të shkojë në parlament.

Rasti i tij në dallim me kandidatët e tjerë është i veçantë.

Kandidatët e tjerë të listave, i dhanë menjëherë sinjalet që do e pranonin mandatin, ndërsa Zeneli bëri të kundërtën. Mati deri në fund pulsin e demokratëve, shkoi edhe në protestë.

U mbyt edhe me gaz lotsjellës, mbajti edhe një fjalim përlotës për arsyet pse opozita ka dalë në rrugë, e më pas iku në parlament. Për më shumë ndiqni videon…

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike alban zeneli deputetet e rinj te opozites opozita e re alban zeneli deputetet e rinj te opozites opozita e re

Sondazh

Poll