Politike

Raporti i SHISH/ Shkelet ligji, në Komisionin e Sigurisë 3 deputetë marrin informacion konfidencial pa certifikatë sigurie

12 Mars 2019, 14:50 Nga DOSJA
Raporti i SHISH/ Shkelet ligji, në Komisionin e Sigurisë 3

TIRANË- Mbledhja e djeshme e Komisionit të Sigurisë, kulmoi me deklaratat e drejtorit të Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendo, që raportoi se është i shqetësuar për përpjekjet për të rritur influencën ruse në Shqipëri.(Lexo ketu)

Pjesë e asaj çfarë Helidon Bendo ka ndarë me deputetët, ishte edhe shqetësimi për tentativat e Rusisë në rritjen e influencës në Shqipëri.

Por para kujt e bëri Bendo këtë raportim?
Bendo kërkoi që mbledhja të zhvillohej pa praninë e mediave, dhe kryetarja Ermonela Felaj i largoi. Por në këtë mbledhje morën pjesë 3 deputetë që janë ende të pa pajisur me certifikatë sigurie.

Elena Xhina, Adnor Shameti dhe Myslim qëndruan të qetë në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë, megjithëse ligji e parashikon ndryshe.

Tre deputetet janë bërë anëtarë të Komisionit të Sigurisë që prej 10 ditësh dhe ende nuk janë pajisur me certifikatë sigurie ku sipas Ermonela Felaj kjo gjë kërkon kohën e saj, pasi DSIK ka procedurat e veta.

Burime për Dosja.al sqaruan se Bendo kërkoi largimin e mediave, pasi informacioni në raportin vjetor të SHISH është tërësisht konfidencial.

Deputetët e mazhorancën qëndruan të qetë në Komision, megjithëse dy muaj më parë, ministri i deleguar Gent Cakaj e mori certifikatën dy ditë pasi u bë ministër, duke hapur një konflikt presidencë-qeveri.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike adnor shameti certifikate sigurie elena xhina helidon bendo informacion konfidencial komisioni i sigurise myslim murrizi rreziku rus adnor shameti certifikate sigurie elena xhina helidon bendo informacion konfidencial komisioni i sigurise myslim murrizi rreziku rus

Sondazh

Poll