Politike

PS mbledh aleatët: PD dhe LSI kërkojnë të destabilizojnë vendin, po kthejnë 97-ën

12 Mars 2019, 13:56 Nga DOSJA
PS mbledh aleatët: PD dhe LSI kërkojnë të

TIRANË- Partia Socialsite edhe pse qeverisë e vetme, nuk është larguar nga koalicioni për Shqipërinë Evropiane, dhe sot ka mbledhur partitë aleate dhe kanë disuktuar për zgjedhjet lokale që janë në 30 qershor. Sekretari i Përgjithshëm, i PS Taulant Balla ka publikuar dhe deklaratën e përbashkët për shtyp të firmosur nga të gjitha partitë e koalicionit në përfundim të mbledhjes.

Deklarata është firmosur nga 23 partitë aleatë të PS-së, ku theksojnë se PD dhe LSI po kërkojnë të destabilizojnë vendin dhe të rikthejnë vendin në kaosin e ‘97-’98.

“Retorika dhe përdorimi i dhunës prej PD dhe LSI për qëllime politike tenton destabilizimin e vendit dhe kaosin shoqëror, duke na kthyer shumë vjet mbrapa, në të kaluarën me ngjarje të rënda të viteve ‘97 e ’98”, thuhet në deklaratë.

DEKLARATA E PLOTË

Partitë politike të mbledhura në një tryezë konsultimi, thirrur nga Partia Socialiste:

– duke analizuar situatën politike në vend,

– duke gjykuar braktisjen e Kuvendit të Shqipërisë nga një pjesë e deputetëve të PD dhe LSI,

– duke konsideruar reagimin dhe mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar,

– duke inkurajuar pa rezerva hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE,

– duke mbështetur me të gjitha energjitë funksionalitetin e shtetit dhe normalitetin shoqëror,

– duke këmbëngulur për zbatimin e Reformës në Drejtësi, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit,

– duke theksuar rëndësinë politike të zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit të këtij viti,

DEKLAROJMË SE:

Partia Socialiste

Partia Social Demokrate

Partia Demokracia Sociale

Aleanca Popullore

Partia Socialiste e Moderuar

Aleanca Demokratike

Partia e Gjelbër

Partia e Unitetit Kombëtar

Partia G99

Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet

Partia Ardhmëria Shqiptare

Partia Për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve

Partia Socialpunëtore e Shqipërisë

Partia e Reformve Demokratike Shqiptare

Partia e të Drejtave të Mohuara

Aleanca për Barazi e Drejtësi Europiane

Partia e Punës së Shqipërisë

Partia Komuniste e Shqipërisë – 8 Nëntori

Partia Demokratike për Integrim dhe Prosperitet

Partia Kristiandemokrate

Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare

Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen

Partia e Çështjeve Shqiptare

Partia Demokracia e Re Europiane

Partia Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve

Partia Fronti i Majtë

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, kanë vendosur që të braktisin Kuvendin duke djegur mandatet. Opozita e bashkuar ka nisur dhe protesta në të gjithë vendin dhe kërkojnë largimin e Edi Ramës dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike destabilizim i shqiperise djegia e mandateve te opozites pd dhe lsi ps mbledh aleatet taulant balla destabilizim i shqiperise djegia e mandateve te opozites pd dhe lsi ps mbledh aleatet taulant balla

Sondazh

Poll

Politike 12 Mars 2019, 10:28

Veliaj përshëndet Rudina Hajdarin duke gënjyer

TIRANE- Erion Veliaj, e ka përshëndetur vendimin e Rudina Hajdarit, por edhe agumentimin që i bëri ajo qëndrimit të saj tek Zëri i Amerikës. (Lexo ketu)“Rudina ...