Politike

Veliaj e pranon para të gjithëve: Para 4 viteve çështjen e energjisë nuk e kisha as në radar

12 Mars 2019, 14:49 Nga DOSJA
Veliaj e pranon para të gjithëve: Para 4 viteve çështjen e

TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, mori pjesë në një takim të programit GEFF (Green Economy Financing Facility) të BERZH, i cili mundëson financim kredimarrësve për përmirësimin e efiçencës energjetike.

Ndërsa foli për energjinë e gjelbër, Veliaj u shpreh se kjo do të jetë fushata e parë që do të ketë në qendër energjinë, ndërsa shtoi se 4 vite më parë një gjë të tillë nuk e ka pasur as në mend.

“Kjo do të jetë fushata e parë që do të ketë në qendër energjinë, sepse 4 vite më parë se kisha fare në radar”, – tha Veliaj.

Më tej Veliaj ka justifikuar edhe rritjen e çmimit të energjisë elektrike dhe të ujit, ndërsa tha se për sa kohë çmimi ishte i lirë askush nuk donte t’ia dinte për efiçencë energjie.

“Për sa kohë energjia ishte e lirë dhe e vidhnin të gjithë, kush donte t’ia dinte për eficencë energjie? Tani që paguhet, sigurisht që fillon e i bën llogaritë ndryshe. Në momentin që linjat e ujësjellësit të Tiranës ishin si kulluese makaronash, kush donte t’ia dinte në ka apo jo ujë Bovilla? Por, në momentin që uji paguhet dhe ne shkojmë nga një situatë ku uji paguhej 30%, në një situatë ku Tirana paguan ujin 98.5%, tregojmë se ku ka vullnet, ka rrugëzgjidhje; me pak disiplinim, secili mendon edhe për faturën e ujit, edhe për faturën e dritave”, u shpreh Veliaj.

Si duket Veliaj, ashtu edhe siç e ka pranuar edhe vetë, i janë dashur 4 vite që energjinë ta kthejë në prioritet.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike berzh energjia e gjelbër energjinë nuk e kisha as në mend erion veliaj berzh energjia e gjelbër energjinë nuk e kisha as në mend erion veliaj

Sondazh

Poll