Politike

Presidenti Meta në Mirditë: Shtrirja e arsimit profesional, përparësi në të gjithë vendin

12 Mars 2019, 14:57 Nga DOSJA
Presidenti Meta në Mirditë: Shtrirja e arsimit profesional,

MIRIDITË-  Presidenti i vendit, Ilir Meta zhvilloi sot në vizitë në Mirditë, ku  qëndroi në Shkollën e Mesme Profesionale “Shën Jozefi Punëtor” dhe prej aty theksoi se arsimi profesional për të rinjtë dhe të rejat, është shumë i rëndësishëm dhe shtrirja e tij nuk duhet të ndalet, nga jugu në veri të vendit.

Gjatë këtij takimi, Meta falënderoi Kishën Katolike dhe etërit Somaskë, të cilët janë njëherësh administruesit e kësaj shkolle, e cila synon që të nxjerrë kuadër në fushën profesionale me qëllim për t’i shërbyer nevojave të tregut.

I impresionuar nga vizita që zhvillova sot së bashku me Nuncin Apostolik Imzot Charles John Broën, në Shkollën e Mesme Profesionale “Shën Jozefi Punëtor” në Mirditë, një strukturë model arsimore, me ambiente, infrastrukturë dhe laboratorë modernë, ku studiojnë e kualifikohen qindra të rinj. Falënderoj Kishën Katolike dhe etërit Somaskë, që me përkushtim të jashtëzakonshëm kujdesen për administrimin e kësaj shkolle. Arsimi profesional është tejet i rëndësishëm, ndaj zhvillimi e shtrirja e tij duhet të jetë përparësi reale në të gjithë vendin. Në këtë mënyrë ne i fuqizojmë të rinjtë dhe i ndihmojmë të integrohen më shpejt në tregun e punës.

Presidenti Ilir Meta


(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arsimi profesional ilir meta mirdite shkolla "shen jozefi punetor" arsimi profesional ilir meta mirdite shkolla "shen jozefi punetor"

Sondazh

Poll