Politike

Mes debatesh në KQZ, Ligoraq Karamelo merr mandatin e deputetit

12 Mars 2019, 14:20 Nga DOSJA
Mes debatesh në KQZ, Ligoraq Karamelo merr mandatin e deputetit

TIRANË- Nuk ka kaluar pa debate mbledhja e sotme që po zhvillon Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, ku ka patur përplasje mes kryetarit të KQZ-së, Klement Zguri dhe anëtarit Denar Biba. Kjo, për shkakun e lënies së mandatit nga deputetja Valentina Duka nga PD, pasi dy femrat që i takon mandati i saj nuk kanë kthyer përgjigje, një tjetër deputet i shtohet Parlamentit.

Ndërsa, pak me herët ish deputeti i PD, Ervin Salianji, është zëvendësuar nga Ligoraq Karamelo, i cili vjen nga lista e PD-së, si përfaqësues  i PBDNJ.

Debati mes Zgurit e Bibës

Denar Biba: Ji serioz tani

Klement Zguri: Po e bën gallatë këtë muhabet

Denar Biba: Është e thjeshtë, për zonjën Duka të presim përgjigje nga dy zonjat e tjera ndërsa për zotin Karamelo meqë e ka sjellë formularin të kalojmë tek pika 2 pra të plotësojmë vendet e lëna bosh.

Klement Zguri: Po kalojmë tek pika 2, duhet të ishim tek pika 1

Denar Biba: Nuk do si të ta shpjegoj, po e bëj me gishta

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike denar biba klement zguri ligoraq karamelo merr mandatin denar biba klement zguri ligoraq karamelo merr mandatin

Sondazh

Poll