Politike

KQZ i jep mandatin Alban Zenelit, zëvendëson Flamur Nokën në Kukës

12 Mars 2019, 13:55 Nga DOSJA
KQZ i jep mandatin Alban Zenelit, zëvendëson Flamur Nokën në

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, i ka dhënë mandatin e Alban Zenelit, kandidat nga lista e Partisë Demokratike në Kukës.

Alban Zeneli, ndonëse ka qenë ndër ata që kanë pranuar në bllok djegien e mandatit, dje u pendua dhe dorëzoi në KQZ formularin e dekriminalizimit, (Lexo këtu) hap ky i ndjekur me dhënien e mandatit ditën e sotme.

Alban Zeneli, do të zëvendësojë Flamur Nokën në Kuvendin e Shqipërisë, për Qarkun e Kukësit.

KQZ është mbledhur që prej orës 14:00, ndërsa po zëvendësohen deputetët që kanë lënë mandatin.

Kujtojmë se më 21 shkurt, opozita vendosi djegien e mandateve në bllok, ndërsa dorëzuan dorëheqjen e tyre pranë Kryesisë së Kuvendit, të shoqëruar nga mijëra protestues. (Lexo këtu) Ky vendim i opozitës, erdhi pas protestës së datës 16 shkurt, ndërsa si kryetari i PD-së, Lulzim Basha ashtu edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, u shprehën se kjo ishte mënyra e vetme për të rikthyer ligjshmërinë në zgjedhje. 

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike alban zeneli alban zeneli merr mandatin flamur noka kukes alban zeneli alban zeneli merr mandatin flamur noka kukes

Sondazh

Poll

Politike 12 Mars 2019, 10:28

Veliaj përshëndet Rudina Hajdarin duke gënjyer

TIRANE- Erion Veliaj, e ka përshëndetur vendimin e Rudina Hajdarit, por edhe agumentimin që i bëri ajo qëndrimit të saj tek Zëri i Amerikës. (Lexo ketu)“Rudina ...