Politike

Basha nën përgjim? Prokuroria sqaron videon e publikuar nga Salianji, lidhja me Babale 2 dhe Fredi Alizotin

12 Mars 2019, 13:21 Nga DOSJA
Basha nën përgjim? Prokuroria sqaron videon e publikuar nga Salianji,

TIRANË- Një ditë pasi ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji publikoi  në emisionin Open, pamje që sipas tij provojnë se kryedemokrati Lulzim Basha është nën përgjim, burime për Dosja.al bëjnë me dije se çështja është ndryshe.

Burime nga Prokuroria, i thanë Dosja.al se kryetari i PD, Lulzim Basha nuk është nën përgjim nga organi i akuzës.

Të njëjtat burime sqaruan se pamjet e publikuara nga Salianji janë të shkëputura nga një tjetër çështje e ndarë që është nën hetimin e prokurorisë.

Çështja për të cilën prokuroria ka hetuar është ajo e audio-përgjimit Babale 2, ku Salianji publikoi një video ku kunati i Babales, Fredi Alizoti, pretendonte se kishte takuar Ardi Veliun dhe Taulant Ballën, ky i fundit i kishte ofruar edhe para për të ndryshuar versionin e ngjarjes.

Fredi Alizoti në video pretendonte se është detyruar që të bënte dëshmi të rremë për dosjen Babale 1. Prokuroria ka vënë nën hetim pas publikimit të videos nga Salianji, të gjithë personat e dyshuar se kanë patur dijeni në këtë përgjim, si gazetarin Jetmir Olldashi, dhe deputetin demokrat Ervin Salianji.

Burimet sqarojnë se makina e kryetarit të PD, Lulzim Basha është filmuar rastësisht në një nga ditët kur hetoheshin dhe verifikoheshin lëvizjet e Fredi Alizotit në selinë blu dhe takimet e tij me Florenc Hoxhën dhe Jetmir Olldashin.

Video është shkëputur nga filmimet e prokurorisë dhe është publikuar nga Salianji si një provë se kryedemokrati Lulzim Basha përgjohet në mënyrë të paligjshme nga prokuroria. Ndërkohë e vetmja, pikë e pasqaruar është citimi i policit në video që dëgjohet teksa thotë: Kam gjithë ditën që e bëj këtë gjë…

(F.g.dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike audio-pergjimi babale 2 fredi alizoti pergjimi i lulzim bashes audio-pergjimi babale 2 fredi alizoti pergjimi i lulzim bashes

Sondazh

Poll

Politike 12 Mars 2019, 10:28

Veliaj përshëndet Rudina Hajdarin duke gënjyer

TIRANE- Erion Veliaj, e ka përshëndetur vendimin e Rudina Hajdarit, por edhe agumentimin që i bëri ajo qëndrimit të saj tek Zëri i Amerikës. (Lexo ketu)“Rudina ...