Bota

500 mijë euro për festimet e pavarësisë/ Seancë e jashtëzakonshme në Kosovë, opozita nuk voton dot rezolutën

12 Mars 2019, 15:05 Nga DOSJA
500 mijë euro për festimet e pavarësisë/ Seancë e

KOSOVË– Kuvendi i Kosovës ka mbajtur ditën e sotme një seancë të jashtëzakonshme, ku pika e vetme në rendin e ditës ishte diskutimi për vendimet e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara.

Ka qënë Opozita, ajo që e ka thirrur seancën që javën e kaluar por ajo u shty për shkak të  Epopesë së UÇK-së. Por edhe në seancën e sotme të shumta kanë qënë edhe mungesat e deputeteve të koalicionit qeveritar.

Çështja e diskutuar është shuma marramendëse prej 500 mijë eurosh që qeveria Haradinaj dha për festimet e 11 vjetorit të pavarësisë muajin e kaluar.

Por në mungesë të kuorumit, Kuvendi nuk ka votuar rezolutën me dy pikat e saj që konsistonin në:

1.Qeveria duhet të ndalë menjëherë praktikën e ndarjes së mjeteve pa kritere financiare

2.Ka afat një javë të sjellë në kuvend raportin për procedurat dhe mënyrën e shpenzimeve të mjeteve për shënimin e vjetorit të pavarësisë 2018-2019 dhe shënimin e 550 vjetorit të Skënderbeut.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni kuvendi i kosoves opozita e kosoves shpenzimet per festen e pavaresise kuvendi i kosoves opozita e kosoves shpenzimet per festen e pavaresise

Sondazh

Poll