Bota

Presidenti Ilir Meta në Baku, takohet me presidentin e Azerbajxhanit

11 Mars 2019, 19:06 Nga DOSJA
Presidenti Ilir Meta në Baku, takohet me presidentin e Azerbajxhanit

Pjesë e këtij forumi ishin edhe disa udhëheqës shtetërorë, si dhe një numër i madh i politikanëve, krijuesve dhe akademikëve.

Me këtë rast, Presidenti Meta u prit në një takim të veçantë nga Presidenti i Republikës së Azerbajxhanit, Ilham Aliyev. Ai vlerësoi përparimin për forcimin e marrëdhënieve politike bilaterale dhe shprehu mirënjohje për mbështetjen që Presidenti Aliyev dhe Azerbajxhani kanë siguruar për realizimin e projektit të gazit TAP dhe procesin e gazifikimit në Shqipëri.

Presidenti Meta vlerësoi mbështetjen që Presidenti Aliyev për projektin e tubacionit në Adriatik e Jon, i cili do të ketë një ndikim të madh rajonal. Presidenti Meta gjithashtu,  theksoi nevojën për të vënë bashkëpunimin dypalësh jo vetëm në fushën e energjisë, por edhe në fusha të tjera si në tregëti, turizëm, arsim, kulturë dhe të tjera.

Presidenti Aliyev falënderoi Presidentin Meta për ftesën për të vizituar Shqipërinë dhe premtoi të vizitojë vendin sa më parë që të jetë e mundur.

Burimi: Trend Agency 

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota ilir meta ne baku takimi me presidentin e azerbajxhan ilir meta ne baku takimi me presidentin e azerbajxhan

Sondazh

Poll