Bota

Avioni kthehet në pistë, një pasagjer harroi fëmijën në aeroport

12 Mars 2019, 09:56 Nga DOSJA
Avioni kthehet në pistë, një pasagjer harroi fëmijën

Një avion Malajzian u kthye mbrapa në Arabinë Saudite pasi një pasagjer kishte harruar foshnjen në terminal.  Piloti, në rrugën drejt Kuala Lumpur, bëri kërkesën e pazakontë për tu kthyer në aeroportin e Jeddah, vetëm pak minuta pas ngritjes kur pasagjeri i tha stafit se kishte harruar fëmijën.

Një video e pilotit duke thirrur kontrollin e trafikut ajror, zbulon shkëmbimin e payakontë mes tij dhe operatorëve, ndërsa ai kërkon lejen për tu kthyer në aeroportin

“Mbreti Abdulaziz”. “Zoti qoftë me ne. A mund të kthehemi”, pyet piloti.

Kërkesa, mesa duket e para për kontollorët e trafikut ajror, e konfondon operatorin që dëgjohet duke diskutuar me të tjerët për veprimin e duhur.

“Ky fluturim po kërkon të kthehet”, i thotë ai një kolegu.

“Një pasagjer ka harruar foshnjen në zonën e pritjes. I shkreti” Piloti dëgjohet duke i përsëritur operatorit të trafikut ajror: “Të thashë, një pasagjer ka lënë foshnjen në terminal dhe po refuzon të vazhdojë fluturimin”.

Pas një pause të shkurtër, avionit i është dhënë leja të kthehet në pistë. “OK. Kthehu tek porta (gate),” thotë kontrollori i trafikut ajror. “Kjo është një gjë totalisht e re për ne”.

Është e rallë për avionët të kthehen apo të devijojnë në ajër për arsye teknike apo shëndetësore. Në 2013, një avion i Amerikan Airlines që fluturonte nga Los Angeles në New York, devijoi në Kansas City sepse një “pasagjer i padisiplinuar”refuzoi të ndalonte së kënduari këngën e Whitney Houston, “I will Always love you”.

Në New York, vitin që pasoi, një avion taksi që shkonte në Seul, u kthye në aeroport pasi trashëgimtarja e kompanisë ajrore Koreanojugore, e detyroi një stjuard të vjetër të linte avionin sepse i shërbeu arra me qese dhe jo me tas.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota harron femijen ne aeroport kuala lumpur harron femijen ne aeroport kuala lumpur

Sondazh

Poll