Bota

Mbretëri e Bashkuar/ Juncker: Nëse marrëveshja e Theresa May dështon, nuk do të ketë largim nga BE-ja

12 Mars 2019, 13:27 Nga DOSJA
Mbretëri e Bashkuar/ Juncker: Nëse marrëveshja e Theresa May

Londër- Sipas presidentit të Komisionit Europian Jean-Claude Juncker, Britania e Madhe nuk do të mund të largohet nga BE, nëse nuk votohet në marrëveshjen e Theresa May për Brexit.

“Në politikë nganjëherë të jepet një shans i dytë, kjo është marrëveshja, nëse nuk ka marrëveshje nuk ka as Brexit,”- u shpreh kështu Juncker në takimin e Strasburgut.

Nëse ligjvënësit nuk pranojnë të votojnë, pozicioni i May-it, si kryeministre do të jetë në rrezik serioz dhe Mbretëria e Bashkuar do të përballet me një vonesë të gjatë në procesin për Brexit.

Vërejtjet e Presidentit të Komisionit Europian erdhën pasi kryeministrja tha se ajo kishte siguruar ndryshime “ligjërisht detyruese” në marrëveshjen përpara votimit të Commons, në Strasburg. Ndryshime të cilat janë zbuluar një ditë më parë dhe asnjë nga deputetët nuk ka pranuar të votojë, por Juncker paralajmëroi deputetët e Britanisë se nuk do të jepen garanci të mëtejshme dhe marrëveshja është kjo, ndryshe nuk ka Brexit.

Burimi: CNN 

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota brexit jean-claude juncker theresa may brexit jean-claude juncker theresa may

Sondazh

Poll