Bota

“Iu bërtita që të më hapnin derën”, flet Mavropoulos, udhëtari që humbi avionin “Boeing 737” ku humbën j

12 Mars 2019, 08:55 Nga DOSJA
“Iu bërtita që të më hapnin derën”, flet

KENIA/ Një tragjedi ndodhi pak ditë më parë pasi u rrëzua një avion i linjës “Ethiopian Airlines” me 157 persona në bord. 

Aeroplani “Boeing 737” u ngrit në orën 08:38 të 10 marsit  nga Addis Ababa, në Etiopi. Ai ishte nisur drejt kryeqytetit të Kenias, Nairobi dhe u rrëzua vetëm pas 6 minutash pranë qytetit të Bishoftu, 62 kilometra në juglindje të kryeqytetit Addis Abeba. (lexo këtu)

Por një nga udhëtarët i cili kishte paguar biletën por nuk mundi të kapte fluturimin është shprehur së fundmi se është shumë me fat. 

Antonis Mavropoulos, shtetasi grek shkruan:  “Unë kurrë nuk kam qenë kaq i lumtur të publikoj një postim dhe  mirënjohës që pata mundësinë të jetoj”.  

“10 Mars 2019: Dita ime me fat”,  ky është titulli i postimit të gjatë nga Antonis Mavropoulos, njeriu grek që humbi fluturimin etiopian që u rrëzua në tokë. 

“Kur mbërrita, dera u mbyll dhe pashë udhëtarët e fundit që hynin në tunel. I bërtita që të më lejonin, por ata nuk më lanë.”, tregon ai. 

Stafi i aeroportit e siguroi atë se ai mund të merrte fluturimin e ardhshëm në Nairobi në orën 11.20, por më pas u kërkuan falje se për arsye sigurie ai nuk mund të hipte në fluturimin e ardhshëm. 

Burimi: Corriere.it 

J.V/ Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota “boeing 737” antonis mavropoulos rrëzimi i avionit “boeing 737” antonis mavropoulos rrëzimi i avionit

Sondazh

Poll