Bota

Pas rrëzimit të avionit në Etiopi, Mbretëria e Bashkuar ndalon fluturimet me Boeing 737 Max 8

12 Mars 2019, 13:57 Nga DOSJA
Pas rrëzimit të avionit në Etiopi, Mbretëria e Bashkuar

Ndërkohë që hetuesit kërkojnë të kuptojnë përse fluturimi i avionit ET230 u rrëzua, Autoriteti i Aviacionit Civil (CAA) iu bashkua Australisë, Singaporit, Kinës, Indonezisë dhe Malajzisë për ndalimin e fluturimeve të këtij avioni.

Aktualisht nuk kemi informacion të mjaftueshëm nga regjistruesi i të dhënave të fluturimit dhe si masë parandaluese kemi lëshuar udhëzime për të ndaluar çdo fluturim të pasagjerëve nga çdo pasagjer që hynë, del apo merr fluturimin nga aeroportet e Mbretërisë së Bashkuar. Ne mbetemi në kontakt të ngushtë me Agjencinë Evropiane të Sigurisë së Aviacionit (EASA) dhe rregullatorët e industrisë në nivel global”– është shprehur zëdhënësi i CAA-së.

Tui Airways ka pesë avionë me bazë në Britaninë e Madhe, kryesisht në Manchester dhe i përdor ato në një gamë të gjerë të lidhjeve më të gjata në kontinentin Europian ose në Afrikën e Veriut.

Përveç kësaj, disa kompani ajrore të huaja operojnë në Mbretërinë e Bashkuar duke përdorur MAX 8, duke përfshirë Turkish Airlines nga Stambolli në Birmingham.

Burimi: The Independent 

L.K/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota avioni i perplasur ne etiopi boeing 737 max 8 tui airways avioni i perplasur ne etiopi boeing 737 max 8 tui airways

Sondazh

Poll