Bota

SHBA/ Sekuestrohet kokainë me vlerë prej 77 mln dollarë, më e madhja e kapur në portin e New Jersey-it që nga 1994

11 Mars 2019, 19:04 Nga DOSJA
SHBA/ Sekuestrohet kokainë me vlerë prej 77 mln dollarë, më

SHBA- Rreth 3200 kilogramë kokainë me vlerë 77 milionë dollarë u konfiskuan në një port në New Jersey, raportojnë mediet e huaja.

Droga ishte e fshehur brenda një anijeje që mbërriti në Port Newark, më 28 shkurt. Por, gjatë kontrollit  u zbuluan 60 pako që përmbanin një substancë të bardhë, pluhur, e cila më vonë u konfirmua se bëhej fjalë për kokainë.

Konfiskimi i drogës në port, ishte sekuestrimi i dytë më i madh i kokainës dhe më i madhi që nga maji i vitit 1994, sipas Troy Miller, drejtor i SHBA për Doganën dhe Mbrojtjen e Kufirit për operacionet në terren në Nju Jork. Sasia e gjetur e drogës, u dorëzua në Hetimet e Sigurisë Kombëtare për hetime të mëtejshme.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota porti i new jersey-it sekuestrohet droge shba porti i new jersey-it sekuestrohet droge shba

Sondazh

Poll