Bota

Dialogu Kosovë-Serbi/ Vuçiç: Situata më e vështirë se në kohën e Gjingjiç

12 Mars 2019, 14:42 Nga DOSJA
Dialogu Kosovë-Serbi/ Vuçiç: Situata më e

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se propozimi i tij për çështjen e Kosovës vjen në një kohë, kur “situata në Kosovë është dhjetë herë më e vështirë” sesa në kohën e Dobrica Qosiçit (ish president i Jugosllavisë 1992-1993) dhe Zoran Gjingjiçit ( ish kryeministri serb i vrarë në vitin 2003).

Vuçiç ka deklaruar se Qosiç dhe Gjingjiç kishin “shumë më tepër në duart e tyre” por se ata ishin të arsyeshëm dhe e kuptuan atë që po ndodhte duke “ofruar diçka” edhe pse në ato momente kanë pasur edhe zgjidhje më të mira.

Në kohën e Qosiçit ne kishim kontrollin policor dhe ushtarak në Kosovë, në kohën e Gjingjiqit nuk e kemi pasur deklaratën e pavarësisë dhe as vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Nuk kemi pasur kufijt në Jarinjë dhe Bërnjak.

          Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç

Megjithatë, presidenti i Serbisë, tha se në thelb dialogu me përfaqësuesit e Prishtinës është “më larg se kurrë me parë”. Ai shfaqi frikën se as në një të ardhme të afërt nuk do të ketë vazhdim të dialogut, raporton REL.

Bashkimi Evropian si ndërmjetësues i dialogut, por edhe Shtetet e Bashkuara janë duke i bërë presion Prishtinës dhe Beogradit që të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht obliguese ndërmjet dy vendeve.

Brukseli dhe Uashingtoni kanë thënë se iu mbetet palëve në dialog të vendosin modalitetet e marrëveshjes.

Mirëpo, dialogu në Bruksel është ndërprerë për shkak të Beogradi nuk dëshiron vazhdimin e tij përderisa autoritetet në Prishtinë nuk e heqin tarifën prej 100 përqind për mallrat serbe, të vendosur në nëntor të vitit të kaluar.

Por, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po e kundërshton heqjen e taksës, derisa Serbia ta njohë pavarsinë e Kosovës.

Për muaj me radhë Beogradi dhe Prishtina po akuzojnë njëra-tjetrën se po kushtëzojnë vazhdimin e dialogut.

SHBA-ja dhe BE-ja po i bëjnë thirrje Qeverisë së Kosovës që së paku të pezullojë tarifën për një periudhë 120 ditore, në mënyrë që t’i hapet rruga vazhdimit të dialogut.

Partneri i koalicionit qeverisës në Kosovë, Partia Demokratike e Kosovës po e përkrah këtë ide, mirëpo kundërshtuesi më i madh i saj mbetet kryeministri, Ramush Haradinaj, që vjen nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni aleksandar vucic dialogu kosove-serbi aleksandar vucic dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll