Bota

Ish-presidenti i Serbisë, Tadiç: Nuk kam qenë kurrë për ndarje të Kosovës

12 Mars 2019, 08:39 Nga DOSJA
Ish-presidenti i Serbisë, Tadiç: Nuk kam qenë kurrë

SERBI- Ish-presidenti serb dhe lideri i Partisë Social Demokratike, Boris Tadiç, në një deklaratë ëpr mediat serbe ëstyhë shprehur se ai kurrë nuk ka qenë për ndarje të Kosovës, por vetëm zgjedhje të çështjes në baza etnike.

Ai ka vlerësuar se duhet bërë rishikimi i marrëveshjes së Brukselit, edhe pse e konsideron atë si “jashtëzakonisht të rrezikshme”, shkruan Klan Kosova.

“Unë mendoj se duhet të hyhet rishikimin e marrëveshjes së Brukselit dhe se ky është një moment shumë i rëndësishëm, por tani është një situatë shumë e rrezikshme, sepse çdo marrëveshje ndërkombëtare e nënshkruar është shumë e vështirë për t’u rishikuar pa pasoja të caktuara për ata që e dëshirojnë atë,” tha Tadiç për Radio Televizionin e Vojvodinës.

Ai tha se sot pozicioni serb në kuptimin ndërkombëtar nuk është më mirë se sa ishte, sepse sipas tij mbështetësit e Serbisë në çështjen e Kosovës, që janë Kina dhe Rusia, kanë pozicione të ndryshme.

Tadiq theksoi se kurrë nuk ka qenë për konflikt të ngrirë, por se ai donte një kompromis dhe zgjidhje të drejtë që do të jetë me interesat e palës shqiptare.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni boris tadic ceshtja kosove serbi dialogu kosove-serbi ish-presidenti i serbise ndarja e kosoves boris tadic ceshtja kosove serbi dialogu kosove-serbi ish-presidenti i serbise ndarja e kosoves

Sondazh

Poll