Politike

"Po i hanë kokat njëri tjetrit"/ Berisha: Veliaj u betua se Ulsiut deri në 7 breza nuk do ia falë! Xhafa nxinte...

Lideri i opozitës u shpreh se Partia Socialiste nuk është më makineri homogjene, por janë në shkërmoqje

19 Mars 2025, 23:00 Nga r.ll
"Po i hanë kokat njëri tjetrit"/ Berisha: Veliaj u betua se
sali berisha

TIRANË- Kryetari i opozitës, Sali Berisha u shpreh se në këto zgjedhje kryeministri Edi Rama do të rrëzohet si pasojë e një kompleksi faktorësh, ku lufta e brendshme e tyre është shkatërrimtare.

Në Çim Peka Live në SYRI TV, Berisha solli si shembull përgjimet e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për të cilin betohet se ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manjën nuk do ta falte deri në brezin e 7-të. Gjithashtu Berisha solli edhe rastin e Fatmir Xhafajt, të cilin Rama e zëvendësoi me Halit Valterin. Lideri i opozitës u shpreh se Partia Socialiste nuk është më makineri homogjene, por janë në shkërmoqje

Berisha: Është e vërtetë që Edi Rama i vjedh zgjedhjet dhe e kemi thënë që krimi kthehet në votë dhe vota kthehet në krim. Por ne besojmë se me dobësimin e tij real tani, i cili vjen nga një kompleks faktorësh por edhe lufta e brendshme e tyre është shkatërrimtare. Ata po i hanë kokën njëri tjetrit.

Erion Veliaj u betua se Uluziut deri në 7 breza nuk do ia falë. E di çfarë do të thotë? E patë që Fatmir Xhafa u zëvendësua me Halit Valterin. E konstatuar besoj. Nuk janë më makineri homogjene, ata janë në shkërmoqje. Ai e kishte Fatmir Xhafën e kishte për karshi dhe Fatmir Xhafa nxinte dhe ky për ta nxirë edhe më shumë thoshte erdhi ballisti. Po afrohet ballisti gjithnjë e më shumë me mua. Absolutisht çdo përzierje në zgjedhje elektorale do të konsiderohet si krimi më i rëndë i tyre.

sali berisha

Sondazh

Poll